Khloe Kardashian ka filluar të shprehë ndjenjat për ish-partnerin e saj, Tristan Thompson, në ‘Instagram’. Miliarderja e famshme është përpjekur të bashkëpunojë me basketbollistin për të rritur vajzën e tyre, True, mirëpo mesa duket ai nuk po e bën këtë gjë.34-vjeçarja ka publikuar një shprehje ku pohonte se nëse Tristan Thompson do të luftonte për të gjërat mes tyre do të rregulloheshin. Pavarësisht të gjithë postimeve që Khloe ka bërë herë pas here ne ‘Instagram’, duket se Thompson ka vendosur të vazhdojë jetën e tij larg saj.Kujtojmë se Thompson e tradhtoi Khloen kur ajo ishte shtatzënë me vajzën e tyre si dhe me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner disa muaj më parë.