10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, u prit me festime të shumta në çdo qytet. Dedikimet dhe urimet e personazheve të njohur shqiptar, nuk kanë munguar as këtë vit. Ndërkohë që e ftuara e nderit në Prishtinë, ishte këngëtarja e njohur Rita Ora.
Por, për Kastro Zizon, këto festime kanë treguar diçka tjetër. “Ore më hiqni një kuriozitet… Sa këngëtarë të Shqipërisë ishin të ftuar në Kosovë ose Diasporë ku ka shqiptar të Kosovës? Për 10 vjetorin flas… se ne këtej kemi filluar të flasim gegnisht edhe në Tepelenë! Meqë e kemi fiksim këtë ‘bashkimin kombëtar’!”