Pas fejesës me Mesut Ozil, Amine Gulse është gati për t’u bërë nënë?

Showbiz

aminemesut
Amine Gulse dhe Mesut Ozil janë ndër çiftet më të dashura në Turqi. Modelja dhe futbollisti janë treguar gjithmonë të hapur rreth marrëdhënies së tyre, duke na treguar herë pas here momente të bukura që kanë përjetuar. Megjithatë, ashtu siç “e do zakoni”, pas propozimit për martesë, duket se edhe për Aminen kanë nisur pyetjet: Kur do bëheni prindër?

amine gulse 165824RU
Modelja ka shpërndarë një foto, ku duket teksa mban në krahë një bebe të porsalindur. Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë kanë vërshuar komente nga më të ndryshmet. Për disa persona, Amine “po bëhet gati” për t’u bërë nënë, e ndërsa për disa të tjerë Amine duket se di të kujdeset për fëmijët. Ndërkaq, nga ana e çiftit nuk ka asnjë lajm të tillë dhe momentalisht nuk duket ndonjë shtatzëni në horizont.