Pas familjes Kardashian, edhe Anxhelina Hadërgjonaj evakuohet për t’i shpëtuar zjarrit!

Showbiz

anxh kardsh
Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e Albërie Hadërgjonajt prej disa kohësh tashmë po tenton të hyjë në tregun muzikor në Los Angeles në Kaliforni. Kemi parë shpesh imazhe të shtëpisë ku ajo jeton bashkë me grimierin e famshëm homoseksual Ariel, i cili kuron edhe Kylie Jenner-in. Mirëpo mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tyre dy shokët kanë përjetuar një makth pasi në lagjen e tyre ka rënë zjarr.

1 19 1

Shtëpia e Caitlyn Jenner në Malibu është shkrumbuar si pasojë e zjarrit që përpiu një pjesë të Kalifornisë. “TMZ” raporton se vila, ku Caitlyn xhironte edhe reality show-n, ishte përfshirë e gjitha nga flakët që dolën jashtë kontrollit. Për fat të mirë autoritetet kanë evakuuar gjithë banorët ndërsa Hadërgjonaj dhe Ariel janë vendosur në një dhomë hoteli. Në një postim në Insta Story këngëtarja ka treguar se po përpiqen të mbajnë veten me të mira deri sa të kalojë kjo situatë. Ajo shkruan: “Të evakuuar. Duke u përpjekur të jemi pozitivë.”