Përveç të krijuarit muzikë, Rihanna si shumë këngëtare të tjera i është futur edhe biznesit. Ajo zotëron një kompani të quajtur ‘Fenty’, e cila ka në qendër veshjet dhe grimin. E ndarë në disa sektorë, në këtë kompani stilimet e Rihannës bëhen realitet në veshje.
Pikërisht në njërën prej faqeve zyrtare në ‘Instagram’ të saj është publikuar një foto e këngëtares shqiptare Dafina Zeqiri. Kjo e fundit ka bërë një foto me të brendshmet që ofron ‘Fenty’ dhe ajo është zgjedhur për t’u publikuar në faqe.Komentet mbi look-un e këngëtares shqiptare kanë qenë shumë të mira, madje shumë ndjekës e kanë përgëzuar për zgjedhjen.