Pas Eliminimit nga Euro 2024, Jasir Asani gjen ‘ngushëllim’ te partnerja

Showbiz

Me humbjen ndaj Spanjës, rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024 mori fund. Kombëtarja shqiptare mbylli aventurën në Kampionatin Europian, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë. Djelmoshat nuk kanë arritur të lënë shenjë në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjermani.

Pas ndeshjes, futbollisti Jasir Asani ka publikuar një moment romantik krah partneres së tij, ku duket se edhe gjeti ngushëllim. Futbollisti prej kohësh po shijon një lidhje dashurie me bukuroshen nga Tirana, Giota. Dyshja shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit, duke qenë pranë njëri-tjetrit në çdo situatë.

Loja e fundit e tyre me Spanjën u zhvillua në Dyseldorf të Gjermanisë.