Pak ditë më parë ish miss Shqipëria Egla Harxhi ka folur për marrëdhënien e saj me fotografin francez Alexandre de Basseville si dhe ndryshimin e jetës pasi u bë nënë.Egla është shprehur se partneri është shumë pak i pranishëm në jetën e saj dhe të djalit për shkak të udhëtimeve të shumta që bën, madje ai nuk ka marrë pjesë as në lindjen e djalit. Nëpërmjet kësaj është nënkuptuar se çifti jetojnë të ndarë.
Pas deklaratës së Eglës ka folur edhe Alexandri, i cili ka treguar se puna ndikon në bashkëjetesën e tyre. Ai ka treguar se është shumë korrekt dhe kërkon gjithmonë rregull dhe pastërti në shtëpi.“Lëvizja më e vogël në shtëpi më nervozon. E dua çdo gjë në vendin e vet, dua rregullin dhe pastërtinë. Egla e ka pranuar me bindje të plotë këtë gjë, pasi më ka thënë gjithmonë që ky rregull e frymëzon për t’u përmirësuar dhe për t’u mësuar më një disiplinë.E pranoj që nuk duhet të jetë aspak e lehtë për Eglën të jetojë së bashku me mua, pasi jeta ime është e ndërtuar e tillë, ku jam gjithë kohën në udhëtime biznesi, por asnjëherë nuk e kam detyruar për asgjë. Kur e marr me vete në udhëtimet e mia, ka njohur aq shumë njerëz me rëndësi, saqë ndonjëherë ngatërron emrat e tyre”.- ka përfunduar ai.