Në vitin 2016-të në Prishtinë ndodhi një konflikt i armatosur mes dy grupeve OTR dhe Babastars. Çështja tani ka përfunduar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dhe pjesë e saj është Noizy (OTR) dhe Cozman pjesë e Babastars.Padia është e depozituar nga Ylber Abdullahu i njohur ndryshe me emrin e artit si Cozman i cili në padi pretendon se Noizy e ka sulmuar atë në momentin që ishte bashkë me Albert Krasniqin pasi kanë hyrë në parking.
Ashtu siç u tha edhe në ditën e ngjarjes rezulton se Alberti ka shtënë dy herë dhe një nga plumbat ka kapur Noizyn duke e plagosur në kofshë. Ai menëjherë u largua drejt spitalit ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Edhe pse ishte ai që mbeti i lënduar nga kjo situatë Noizy ka kërkuar falje për ngjarjen në gjykatë duke pranuar edhe sherrin e ndodhur. Ai madje ka shtuar se dy reperët tashmë kanë një marrëdhënie miqësore dhe e kanë lënë pas të kaluarën.
Lexoni gjithashtu: Rezarta Shkurta ndan emocionin me të gjithë: Më në fund familja bashkohet!