Pas dy vitesh, merret vendimi përfundimtar nga gjykata për sherrin e Noizy-t dhe Cozman!

Showbiz

cozman gjyq
Është dhënë sot vendimi gjyqësor për sherrin e ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 mes grupit OTR dhe Babastars-ve. Albert Krasniqi, personi i akuzuar për plagosjen e Noizy-t është dënuar me 6 muaj burgim, por i është dhënë mundësia që dënimin ta shlyejë me para. Krasniqi është dënuar gjithashtu të paguajë edhe një shumë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë. Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.

noizy cozman

Nga ana tjetër Noizy është dënuar me 2 mijë euro gjobë për incidentin që ka ndodhur në qendër të Prishtinës.Sipas aktakuzës, Noizy i ishte vërsulur fizikisht Albert Krasniqit ish-menaxherit të Babastars dhe Ylber Abdullahut (Cozman). Aktakuza thotë se ‘Noizy’ fillimisht i është vërsulur Cozman-it të cilit i është afruar në automjetin e tij dhe e ka goditur me grusht në pjesën e tëmthit. Më pas ka nisur edhe sherri i bujshëm, i cili është mbyllur sot me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Lexoni gjithashtu: Pas dy vitesh, Noizy dhe Cozman përballen në gjykatë!