Pas Dua Lipës edhe ish i dashuri i saj e bën publike lidhjen e tij të re…

Showbiz

Pak muaj kanë kaluar që nga ndarja e Dua Lipës me ish të dashurin e saj Isacc Carew. Pas ndarjes ishte Dua ajo që hodhi hapin drejt një romance të re me Anwar Hadid, vëllain e Gigi dhe Bella Hadid. Duket se pas këtij veprimi të Duas, Isacc nuk ka vendosur të heshtë!


Ai ka publikuar një foto ku kap dorën e një vajze . Fotoja është tepër romantike dhe duket se gjithashtu Isacc po përjeton një romancë të re. Ne na mbetet vetëm të zbulojmë se cila është “zëvëndësuesja” e Duas!