Pas divorcit, flet Eneda Tarifa: Po, është dikush në zemrën time

Showbiz

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa dhe ish-partneri i saj Erjon Zaloshnja janë ndarë prej pothuajse dy vite më parë. Marrëdhënia 18-vjeçare e tyre mori fund papritur.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, e ftuar në një emision Eneda është pyetur nëse tani është dikush në zemrën e saj.

Ajo ka pohuar se po, është dikush dhe ajo është vetëm vajza e saj.

‘Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër’, është shprehur Eneda Tarifa.