Brad Pitt flet për herë të parë pas divorcit. Ai është në kopertinen e revistes prestigjoze GQstyle ku ka rrëfyer shumë nga jeta e tij private. 53 vjecari ka fajësuar veten për të gjitha ngjarjet që çuan në ndarjen e tij nga Angelina Jolie.
Ai është përdorues i drogërave dhe alkoolit. Së fundmi ka kërkuar ndihmën e një specialisti për problemet mendore.
“Shpesh them gjera pa i menduar gjatë, në kohën dhe vendin e gabuar. Por po përpiqem ta ndryshoj këtë gje, dua të përmiresohem. Sapo kam filluar terapinë dhe ndihem shumë mirë” ka thënë aktori në këtë intervistë.
Gjithashtu Brad Pitt ka folur edhe për femijët e tij dhe rolin si prind, duke theksuar se duhet të qëndroje sa më pranë tyre. “Nuk kam qenë i shkëlqyer me ta. Duhet të jem me ta, t’u tregoj se më kanë në krah” është shprehur aktori.