Miqësia mes Jonida Maliqit dhe blogeres Alba Danaj ka marrë fund. Miqësia e tyre nisi që në bankat e shkollës dhe me kalimin e viteve u forcua më shumë, por edhe miqësitë e forta s’është e thënë të jenë jetëgjata.
Ditët e fundit, një dalje e Jonida Maliqit në spektaklin Klanifornia u bë shkak që të mësohej nga i gjithë publiku për prishjen e kësaj miqësie që në fakt ka ndodhur prej kohësh. Jonida Maliqi, gjatë spektaklit u shpreh se nuk do të shpenzonte para për çanta të vogla sa dora dhe aty Alba shpërtheu në një status ku e akuzonte ish-mikeshën se i kishte borxh lekët e një çante dhe e quante fasadë.
Por nuk është kjo hera e parë që Alba shpreh publikisht mllefin për Jonidën. Në një postim të Olti Currit ku shtronte pyetjen nëse Jonida nuk do të ishte më pjesë e jurisë së ADC, ajo la komentin: “Përveç teje që paske qenë keq për të kujt po i plas…” që vazhdoi me disa replika.
Në rrethana të tilla, Jonida ka vendosur të çojë në gjyq ish-mikeshën e saj.
Para disa minutash, Alba ka hedhur edhe një story ku shkruan se mund të thuash çdo gjë për të, se nuk ka rëndësi ana materiale (edhe pse akuzat e saj janë për çanta e fustane), por në momentin që merresh me ‘familjen time, veçanërisht me fëmijën tim ende të palindur unë do të merrem dhe as nuk harroj, as nuk fal’.
Në fakt, tani dy ish-mikeshat duhet t’i paraqesin në gjyq e jo në statuse Instagrami akuzat e tyre, i cili për të thënë të vërtetën, është më i bukur me veshjet Chanel dhe Louboutin.