Ish partneri i aktores së njohur Hande Ercel, Murat Dalkilic, është duke pësuar zhgënjime të një pas njëshme në karrierë. Siç e përmendëm pak ditë më parë, këngëtari i njohur tentoi të hynte në botën e kinematografisë. Filmi në të cilin ai luante rol kryesor, nuk ka tërhequr aspak vëmendjen e shikuesve. Edhe pse filmi është publikuar në 2 nëntor, deri tani, ka më pak shikues sesa një film i publikuar ditën e sotme. Kjo ka bërë që Murat të marrë një vendim, i cili na duket i duhuri duke parë situatën.
Ai ka vendosur të fokusohet vetëm në projektet e tij muzikore, duke punuar në këtë mënyrë për të sjellë sërish një projekt të suksesshëm për fansat e tij. Kapitulli i të qenit aktor, duket se përfundon së bashku me filmin që ai luajti. Ky vendim, nuk i habiti aspak fansat, madje të gjithë e prisnin këtë gjë dhe janë dakord që këngëtari të vazhdojë të bëjë atë çka mund të bëjë më mirë, pra të këndojë.