Pas deklaratës të bujshme, Bebe Rexhës i del në krahë ky stilist!

Showbiz

bebe stil
Pas “skandalit” të bujshëm që u krijua kur shumë stilistë të njohur refuzuan të veshin artisten e famshme Bebe Rexha pasi e konsideruan të shëndoshë dhe jashtë standarteve të personave me të cilët ishin mësuar të punonin. Më në fund Bebe, mori një ofertë nga stilisti i njohur Michael Costello i cili ka veshur dhe shumë yje të tjerë botërorë si Beyonce, Ciara,Nicki Minaj apo Jennifer Lopez.

bebe rexha2
Në një intervistë të dhënë Michael tha se ” Do të ishte kënaqësi për mua të punoja me të, nuk i vë faj që ndihet keq. Ne kemi qenë miq dhe më vjen keq që Bebe nuk më telefonoi mua të parin, do të kisha pranuar sa hap e mbyll sytë.” Ai gjithashtu thekson se: “Stilistët duhet të kishin bashkëpunuar me Bebe Rexhën. Ajo është një artiste mjaft e talentuar, e bukur dhe me këmbë në tokë. Ku ka më mirë, dikush me vlera që do kishte shkëlqyer me veshjet e tyre. Por kjo gjë ndodh kur stilistët nuk mund të shikojnë dot përtej fasadave”