Pas deklaratës së fundit, njerëzit i janë vënë kundra Khloe-s

Showbiz

Finalja e sezonit të “Keeping up with the Kardashians” ishte plot të reja sa i takon çështjes Khloe Kardashian- Tristan Thompson- Jordyn Woods. Sidoqoftë, ishte shpërthimi i Khloe-s ai që të gjithë mezi po e prisnin. Në nerva e sipër, bjondia e motrave Kardashian e quajti Jordyn-in “të shëndoshë”, çka nuk u pëlqeu aspak fansave.

Gjatë një telefonate me mikun e Tristan-it i cili i tha se Tristan po mohonte tradhtinë, Khloe nisi të bërtiste dhe çfarë nuk i doli nga goja.

“Gënjeshtar! Gënjeshtar! Tristan, të marrtë dreqi nëse më dëgjon! Të dy ma pranuan, të dy! Të dy ato prapanica të shëndosha!”

“Khloe po tallet me peshën e Jordyn Woods-it , këto dobësohen për vete dhe pastaj harrojnë si kanë qenë, jo tamam Miss Pozitiviteti për Trupin, janë disa nga komentet e fansave.