Vetëm pak javë më parë Klediu Kadiu dhe bashkëshortja e tij Charlotte Lazzari i dhanë fund beqarisë. Në një dasmë private me miqtë më të ngushtë ata kurorëzuan dashurinë e tyre. Pas dasmës dhe gjithë impenjimeve në punë, balerini shqiptar meritonte disa ditë pushimi të dedikuara vetëm për familjen e tij.
Nëpërmjet ‘Instagram’-it, Kledi ka treguar se po i shijon shumë këto ditë pranë bashkëshortes dhe vogëlushes, Lea. Familja Kadiu po pushojnë në një nga ishujt më të bukur të Spanjës, Formentera. Këto ditë për Kledin dhe Charlotte do të shërbejnë jo vetëm për t’u relaksuar, por edhe si muaj mjalti si çift i sapomartuar.