Zakonisht nuset në ditën e dasmës së tyre të kenë flokë të gjatë në mënyrë që të kenë mundësi për të bërë modele interesante. Këtë gjë bëri dhe nusja më e re e ‘showbizit’ shqiptar, Afërdita Dreshaj. Me flokët e gjatë ajo shkëlqeu në ditën më të bukur të jetës së saj.
Por nëpërmjet fotove të postuara në ‘Instagram’ Afërdita tregon se ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh në pamjen e saj. Për t’ju bashkuar trendit që ka përqafuar shumë vajza këtë verë edhe modelja i ka prerë shkurt flokët e saj. Pavarësisht se ishim mësuar ta shihnim me flokët e gjatë, duhet të pranojmë se me çdo ndryshim që vjen Afërdita, ajo sërish duket mjaft e bukur.