Pas Cardi B, edhe Nicky Minaj tregon variantin e saj të sherrit të bujshëm!

Showbiz

minaj nick
Cardi B dhe Nicki Minaj patën një përleshje gjatë mbrëmjes së “Harper’s Bazaar ICONS” në Javën e Modës në New York.Sipas burimeve brenda festës, Nicki po bënte foto me Kelly Rowland dhe La La Anthony kur reperja Cardi B kaloi pranë tyre. Siç raportohet, Nicki shkeli me qëllim bishtin e fustanit të Cardi-t dhe më pas kjo e fundit hoqi këpucën për t’i gjuajtur.

cardi bbbb

Disa minuta më pas, Cardi rrëfeu në profilin e saj në “Instagram” se Nicki kishte ofenduar të bijën , e për pasojë ajo kishte reaguar në këtë mënyrë.Më në fund edhe Nicki Minaj ka dhënë versionin e saj të historisë gjatë episodit të radios “Queens Show” dhe mohon kategorikisht faktin se ka përmendur fëmijën e saj.

“Mbrëmjen e kaluar u bëra pjesë e një gjëje shumë të shpifur dhe turpëruese. Unë nuk do të flisja kurrë për fëmijën e dikujt dhe më besoni që nuk më intereson sesi dikush rrit fëmijën e tij. Dua vetëm që bota ta dijë se Onika Tanya Maraj (emri i vërtetë i Nicky Minaj) nuk do të fliste keq kurrë për fëmijën e dikujt. Unë nuk jam klloun. Vetëm një i tillë mund të flasë ashtu.” – tregoi Nicky Minaj.

Lexoni gjithashtu: Cardi B dhe Nicki Minaj përplasen fizikisht gjatë eventit të modës!