Vitin e kaluar Burak Ozcivit mori ftesën të ishte në mesin e 80 grave të pasura në Kuwait për shkak të një eventi që organizonte një firmë e fuqishme.
Pas tij, duket se ftesa i ka shkuar Cagatay Ulusoy, të cilit i janë ofruar rreth 2 milionë lira turke për të qenë në mesin e këtyre 80 grave. Një ofertë kjo, që i erdhi fill pas suksesit që pati projekti i tij në Netflix me rolin e Hakan. Duket se Ulusoy do të jetë prezent në këtë event, por ende nuk ka bërë ndonjë publikim për të konfirmuar këtë ngjarje.
