Pak kohë më parë u bë i ditur lajmi se Burak Ozcivit nuk do e festonte Shën Valentinin përkrah bashkëshortes së tij, por do të udhetonte drejt Dubait ku do të shoqërohej nga jo pak, por plot 80 femra. Kjo për shkak të një mbrëmjeje filmike, në të cilën do të merrte gjithashtu edhe një çmim. Megjithatë, pavarësisht faktit se ky udhëtim është i “justifikuar” si një udhëtim pune, të gjithë kanë komentuar për një kohë të gjatë se darkën e Shën Valentinit, aktori do e kalonte me femra të tjera.
Megjithatë, pas tij duket se do të ishte edhe ENgin Akyurek. Të paktën kështu raportuan mediat turke dhe kështu besonin fansat e tij. I pyetur nga një gazetar, nëse edhe ai do e kishte “fatin e madh” të kalonte një mbrëmje me plot 80 femra për-rreth, Engin u përgjigj se nuk është aspak e vërtetë. Kjo jo për faktin se aktori nuk do e preferonte diçka të tillë, por thjesht sepse nuk ka marrë asnjë ftesë konkrete për këtë gjë.