Busra Develi tashmë është vënë në qendër të vëmendjes dhe thuajse çdo ditë, dalin në rrjet foto të ndryshme nga paparacët që e ndjekin gjatë ditës. Së fundmi, ajo ishte duke bërë një xhiro me motorr, ku është hasur me disa gazetarë dhe paparacë. Busra dukej mjaft e qeshur dhe aspak e shqetësuar, pavarësisht se e dinte shumë mirë që të gjithë do e ‘sulmonin’ me pyetje rreth lidhjes së saj me Burak Deniz.
Menjëherë sapo ndaloi, të gjithë filluan ta pyesnin për Burak. Por, aktorja thjesht rregulloi helmetën e saj, buzëqeshi dhe tha vetëm “flet ai mjaftueshëm”, për të treguar kështu që ajo nuk ka ndërmend të bëjë asnjë koment, pavarësisht se ish i dashuri i saj është duke folur për ndarjen e tyre publikisht.