Johnny Depp është i dëshpëruar për të rregulluar imazhin e tij pas problemeve me ish-bashkëshorten nëpër gjyqe. Sot, shumë kohë pas ndarjes, aktori i njohur është shprehur se ajo e ka përdorur dhe burime pranë tij kanë zbuluar për ‘Hollywood Life’ që pendesa e Johnny për atë martesë është shumë e madhe.Këto ndjenja, Depp i ka ‘përmbledhur’ në një dokument, të cilin e ka paraqitur në gjykatë.
Sipas po të njëjtit burim, gjyqin për dëmshpërblim me vlerë prej 50 milionë dollarësh për akuza të rreme, aktori e ka hapur pas ndjesive të këqija që ka përjetuar.Së fundmi po pritet vendimi që do e detyrojë Amber Heard të paguajë shumë marramendëse për akuzat false që ka drejtuar kundër ish-bashkëshortit. Sipas saj, Depp e ka sulmuar fizikisht gjatë një sherri.