Këto dy ditë kemi treguar pushimet e ëmbla të Besit dhe Xhensilës në Santorini. Por, mesa duket ata nuk janë të vetmit personazhë të njohur të cilët ndodhen aty. Pushimet dimërore i ka filluar gjithashtu edhe këngëtarja Gjyste Vulaj.
Nëpërmjet një postimi, ajo ka treguar se ndodhet pikërisht në ishullin e ‘bardhë’. Por, Gjyste nuk e ka bërë publike se kush e shoqëron në këtë udhëtim. Ndoshta prej faktit se është Shën Valentin, apo prej magjisë që ofron Santorini, e kemi pak të vështirë të besojmë se këngëtarja ndodhet aty pa personin e zemrës…