Pas arrestimit të Loredanës, reagon i vëllai!

Showbiz

Në media u fol shumë për arrestimin e reperes shqiptare Loredana Zefi. Thuhej se ajo së bashku me të vëllanë kishin kërcënuar një çift zvicerian duke i marrë shuma të madha parash deri në 900.000 franga.Vëllai i akuzuar Bekim Zefi ka folur për Telegraf dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes ku ka ka mohuar kategorikisht këto akuza. Ai shprehet se çdo gjë është një gënjeshtër e madhe dhe as ai vetë nuk e ka kuptuar se si ngjarja ka arritur deri këtu. Ai flet edhe për personin që ka ngritur këto akuza i cili sipas tij është me problem mendore. Zefi shton se lajmi është keqinterpretuar dhe përdoruar nga persona të ndryshëm për të prishur imazhin e familjes së tyre veçanërisht të motrës së tij Loredanës.

“Jo, nuk ka asgjë të vërtetë, të gjitha janë manipulime dhe budallallëqe, këto akuza ndaj meje dhe motrës sime nuk qëndrojnë Gjithçka do të vërtetohet me kohë, personi që na ka akuzuar është me probleme mendore dhe nuk trajtohet si njeri serioz .Nuk ka asnjë audio-incizim apo diçka që mund ta vërtetojë këtë gjë, është shfrytëzuar rasti për prishjen e imazhit ndaj motrës sime.” Gjithashtu në një video të postuar në Instastory Bekimi shprehet se të gjitha ato që thuhen në media janë gënjeshtra sepse po të ishin të vërteta ai nuk do të ishte i lirë. Të gjitha janë bërë nga njerëz që na kanë inat përfundon ai.