Pas arrestimit të bërë në 17 tetor, ku Arkimed Lushaj (Stresi), u akuzua për armëmbajtje pa leje, është marrë vendimi zyrtar nga gjykata. Ditën e sotme, reperi doli përpara Gjykatës së Tiranës, ku në përfundim të seancës gjyqësore u vendos masa e sigurisë, arrest me burg.
Policia kishte rreth një vit e gjysëm që e përgjonte reperin dhe kishte zbuluar se komunikonte me disa persona rreth trafikimit të drogës. Nuk dihet ende se sa është afati kohor që Stresi do të kalojë në burg, pasi detajet e vendimit nuk janë bërë publike.