Pas Arianës flet edhe Pete për prishjen e fejesës: U tregova budalla…

Showbiz

pete variety
Pak ditë pas ndarjes nga Ariana Grande, Pete Davidson ka bërë daljen e parë publike ku nuk u ka shpëtuar as pyetjeve në lidhje me ngjarjen. Gjithë problem i Pete ka qenë fakti që ish çifti kanë bërë një tatuazh së bashku të cilin tani duhet ta mbulojë dhe fillimisht ai ka nisur të bëjë shaka me gazetarët. “Ashtu siç mund ta mendoni dhe ju, nuk do të doja të isha këtu sepse kanë ndodhur shumë gjëra. Kam mbuluar disa tatuazhe por tani kam frikë të bëj edhe mamin tatuazh kaq keq është punë”. – ka thënë ai.

ariana pete

E pas kësaj, Pete i është kthyer seriozisht bisedës për ndarjen nga e fejuara, pasi sipas tyre nuk ishte koha e duhur për një angazhim të tillë. “Ashtu siç e dini, ne jemi ndarë, por kur u fejuam bëmë tatuazhe. Dhe nëpër revista shkruhej, “A ishte Pete budalla?”. Dhe 93% e tyre thoshin “Po”. Dhe unë thoja: “Mos i dëgjo ata, janë inatçinj”. Por ditën tjetër ne ishim në kuzhinë dhe doli se unë isha budalla,” ka thënë Pete duke dashur që ti jap fund këtyre diskutimeve.