Miss Universe në Britaninë e Madhe ka nisur që në vitin e largët 1952, por për herë të parë në këto 66 vite histori, një grua me ngjyrë është kurorëzuar fituesja e këtij eventi. Dee-Ann Kentish-Rogers, nga Anguilla, bëri histori dhe do të prezantojë Britaninë në eventin ndërkombëtar Miss Universe, në dhjetor. Ndërkaq, në Amerikë siç e kemi thënë dhe më parë, Miss-et nuk do të kenë më rregullat e sfilatave me bikini apo fustane mbrëmjesh, madje as kritere bukurie.
Çdo gjë do të bazohet mbi karakterin e tyre. “Jam e privilegjuar që jam zgjedhur në krye të këtij kompeticioni dhe në mes të shumë vajzave të talentuara, ambicioze, të bukura dhe shumë gazmore. Ndihem shumë e vlerësuar dhe u përulem të gjithë atyre që e kanë mbështetur dhe e kanë përgëzuar këtë përzgjedhje,” tha Miss Universe Britain.