Pas akuzave për tradhëti Adil Lami jep një mesazh për Pamela Anderson

Showbiz

Pamela Anderson nuk ishte kursyer fare në fjalët drejtuar të së dashurit 18-vjet më të ri.  Aktorja e akuzuar për tradhti, madje e quajti përbindësh që ndoqi një jetë të dyfishtë. Tashmë ka reaguar edhe lojtari i skuadrës së Olympique Marseille, i cili ka pohuar se asgjë nuk është e vërtetë. “Pushimi për mua kurrë nuk është i thjeshtë. Pamela është një person që e respektoj thellësisht. Mund të them me bindje të plotë se kam qenë i ndershëm. Dua ta kujtoj vetëm këtë gjë. Mendoj se nuk është dashur ta nxjerrim në publik jetën tonë intime, e cila është histori që na përket vetëm neve të dyve. Në këtë moment, unë dua të ndriçoj gjithçka. Në asnjë rast nuk kam bërë jetë të dyfishtë. Thjesht, jam i lidhur dhe kam prirje që ta ruaj në fshehtësi të plotë marrëdhënien me fëmijët e mi dhe me nënën e tyre Sidoni, të cilët e respektoj shumë, e cila ka qenë transparente në marrëdhënien tonë. Dua që paqja dhe qetësia të mbretëroj tek familja dhe miqtë e mi. Madje edhe unë nëse lëndohem”, shkroi futbollisti në llogarinë e tij në Instagram. Ky mesazh është pëlqyer nga më shumë se 99 mijë ndjekës.