Pas akuzave për një ton botox, ja si u përgjigjet Jennifer Lopez ndjekësve

Showbiz

51 vjeç dhe Jennifer Lopez vazhdon t’i habisë ndjekësit e saj jo vetëm me energjinë, por edhe pamjen e bukurinë e përhershme. Në një postim në Instagram ku këngëtarja shfaqet pa make up dhe promovon një maskë fytyre të linjës së saj të bukurisë ‘Jlo beauty’, një prej ndjekësve i kërkon të pranojë se ka bërë botox në fytyrën e saj. Por artistja jo vetëm që nuk e pranon diçka të tillë, por vendos të japë edhe disa këshilla bukurie dhe rinie të përjetshme:

‘Duhet thënë që, nëse vetullat dhe balli juaj nuk lëviz kur bëni shprehi, patjetër që keni një ton me botox. Nuk ka asgjë të keqe. Vetëm duhet ta pranoni”, shkruan një ndjekës.

Dhe përgjigjia e menjëhershme e artistes ishte: “LOL, kjo është thjesht fytyra ime.”

Më pas ajo shtoi:  “Për herë të 500 miliontë … Unë kurrë nuk kam bërë botoks ose ndonjë injeksion! Thjesht blini disa produkte  JLO BEAUTY dhe ndjehuni bukur në lëkurën tuaj! Dhe këtu është një sekret tjetër i JLO Beauty: provoni të kaloni kohën tuaj duke qenë më pozitiv, mos e kaloni kohën tuaj duke u përpjekur të ulni të tjerët dhe kjo do t’ju mbajë rinor dhe të bukur gjithashtu !!! Me shumë dashuri. ”

 

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)