Pas akuzave në Sanremo, reagon Ermal Meta

Showbiz

metasan

Ermal Meta dhe kolegu me të cilin ai bashkëpunoi këtë vit për tu paraqitur në Sanremo, janë përjashtuar nga gara. Kjo, pasi kënga e tyre kishte ngjashmëri të madhe si në melodi ashtu edhe në tekst, me një këngë të paraqitur në Sanremo Giovani në vitin 2016. Faktikisht, personi që i ka bërë të dyja këto këngë është i njejti.

“Përshëndetje, është momenti për të folur.
Kemi dëgjuar të flitet për plagjiaturë në lidhje me këngën e Sanremos dhe demon, që është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (bashkëpunëtor i njohur i Fabrizios) që është paraqitur në Sanremon për të rinjtë tre vite me parë. Ai u eliminua dhe kënga nuk u komercializua kurrë. Fabrizio, unë dhe Andrea kemi ruajtur një pjesë të asaj kënge për të mos humbur një vepër të bukur (dhe këtë e kemi thënë në shume intervista) dhe të tre së bashku kemi shkruar një këngë të re me një kuptim të ri komplet ndryshe.
Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është totalisht qesharake duke marre parasysh faktin që Andrea Febio ka shkruar me mua dhe Fabricion “Non mi avete fatto niente”, ndërkohë që të dy jemi autorë prej shumë vitesh e kemi shkruar shumë këngë që kanë sjellë shumë suksese si për ne ashtu edhe për të tjerët. Kush na njeh e di këtë gjë. Kur vendosëm të tregonim një gjendje shpirtërore të përgjithshme nëpërmjet kësaj kënge nuk e kemi bërë thjesht pre tu paraqitur në festival, por për të folur për paqen. Na vjen shumë keq për atë që po ndodh sepse nuk kemi ardhur në festival për tu tallur me njerëzit. Ne jemi këtu për ti përkrahur. Jemi të sigurt se çdo gjë do shkoje mire. Përqafime Ermali.”