Reperi shqiptar Elinel disa ditë më parë hodhi një akuzë të fortë ndaj reperit kanadez, Drake. Ai e akuzoi atë për kopjim pasi kënga “Can’t take a joke” nga albumi i tij i ri “Scorpion” është identike me këngën e tij “Bullent”, të cilën Elinel e ka publikuar në vitin 2012.Madje reperi shqiptar publikoi edhe një video në Instagram ku tregonte ngjashmërinë mes dy këngëve.Duke qenë se reperi shqiptar e komentoi edhe në rrjetet e tij sociale reperin kanadez, Drake i bllokoi atij komentet.
“Unë e mora vesh kur më shkruajtën shumë persona në Instagram. E dëgjova këngën, ngjasonte, s’po dua t’i hyj a e ka vjedh, a s’e ka vjedh. Postova videon ku tregova ngjashmërinë mes këngës time dhe të atij. Filluan pastaj ‘Jo ai nuk te njeh, jo kështu’. Në rregull ai mund të mos më njohë, por më njohin tekstshkruesit e tij se ai nuk i shkruan vetë. Faqja e tij po sulmohet me komente.Ata nuk më kanë kontaktuar, as menaxheri i tij nuk e ka kontaktuar menaxherin tim. Tani do të shohim, nëse ndërtohet një çështje solide, duhet ta studiojmë ligjin mirë, plagjiatura. Nëse ligji është në anën tonë pse jo”, u shpreh Elinel.