Pas 7 vitesh martesë, këngëtarja e famshme ndahet nga bashkëshorti

Showbiz

Kelly Clarkson dhe bashkëshorti i saj Brandon Blackstock po ndahen. Clarkson ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj prej 7 vitesh.

Këngëtarja dhe menaxheri i muzikës u martua në tetor 2013 dhe kanë dy fëmijë së bashku, River Rose dhe Remington Alexander. Ndërsa Blackstock gjithashtu ka dy fëmijë nga një martesë e mëparshme.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Clarkson dhe Blackstock e kaluan kohën së bashku në pronën e tyre në Montana.

Në dokumentet e paraqitura për divorc më 4 qershor, Clarkson kërkoi kujdestari të përbashkët të fëmijëve. Sipas dokumenteve të gjykatës çifti kishin bërë një marrëveshje paramartesore.