Një ndër aktorët më të pëlqyer, Jason Momoa ka ndërmarrë një hap drastik për të ndryshuar diçka të rëndësishme në jetën e tij.Jason Momoa ka një element dallues në pamjen e tij. Aktori ka postuar në Youtube videon teksa heq të gjithë mjekrën.
“Lamtumirë DROGO, AQUAMAN, DECLAN, BABA! Po e heq këtë bishën, është koha për një ndryshim. Një ndryshim për mirë… për fëmijët e mi, për fëmijët e tu, për botën. Le të bëjmë një ndryshim pozitiv për shëndetin e planetit tonë. Le të pastrojmë oqeanet tona dhe tokën tonë. Bashkohu në këtë rrugëtim. Le të bëjmë një ndryshim me aluminin e riciklueshëm përjetësisht. Ujë në kanaçe, JO në plastikë.”- shkruhet krahë videos. Pra, mjekra, ishte një “sakrificë” që aktori e bëri, për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve rreth një teme kaq të rëndësishme saç është mbrojtja e planetit.