Pas 6 vitesh ‘luftë’, më në fund një shenjë paqeje mes Taylor Swift dhe Katy Perry!

Showbiz

katy taylor
Dy këngëtaret e njohur fillimisht kanë qenë mikesha të ngushta, por problemet e tyre nisën për shkak të disa balerinëve. Konkretisht, disa balerinë ishin pjesë edhe të trupës së Taylor edhe të Katy-t. Kur vajzat do të fillonin turet përkatëse, këta balerinë nuk mund të vazhdonin të ishin tek të dyja këngëtaret dhe shkëputja e tyre prej Katy-t, u konceptua si një shenjë sabotazhi për koncertet e saj. Ndër vite nuk munguan as thumbimet apo dedikimet ironike kundrejt njëra-tjetrës. Konflikti i tyre mori përmasa gjithmonë e më të mëdha, gjithmonë edhe më publike.

katy tay

Por, tashme duket se gjakrat janë qetsuar. Pas 6 vitesh, vajzat kanë rifilluar të komunikojnë, madje kanë dëshirë të rregullojnë marrëdhënien e tyre. Së fundmi, Katy i ka dërguar Taylor një kurorë të bërë me degë ulliri, bashkë me një letër ku i shpreh keqardhjen për situatën e shëmtuar që kanë kaluar. Këtë gjë e ka bërë për t’i uruar gjithashtu fat, në turin e ri që Taylor sapo filloi. Mesa duket, do të kemi sërish kënaqësinë të shikojmë dy mikeshat e vjetra së bashku.

gjethe katy