Pas 5 vitesh më në fund çifti i njohur e pranojnë se janë bashkë në një lidhje dashurie

Showbiz

21397270 475439479491638 1118728439 n

Po, po është e vërtetë! Që të dy e kanë fshehur dhe kanë arritur ta mbajnë të gjithë romancën për vete për 5 vite rradhazi edhe pse janë dy nga figurat më të dashura mediatike në showbizin amerikan. (Kjo në fakt e bën edhe më të çudtishme se si kanë mundur ta fshehin).

Më parë ishte përfolur se Katie Holes dhe Jamie Foxx kanë qenë bashkë sepse disa herë janë parë nën shoqërinë e njëri tjetrit por asnjëherë nuk e kanë pranuar duke treguar se kanë vetëm marrëdhnie pune dhe se janë që të dy miq të mirë. Ndëkohë një foto e shkrepur nga paparacët ditën e hënë, çifti është parë të kapur dorë për dore teksa shëtisnin në Malibu ndaj dhe është bërë e pamundur për ta që të vazhdojnë ta mohojnë diçka të tillë.

Kujtojmë se Katie Holmes vetëm 6 vite më parë ka qenë e martuar me Tom Cruise, një divorc që bëri bujë më së shumti sepse u tha se Katie e kishte tradhëtuar aktorin. Hmm, Foxx ka qenë personi me të cilin e tradhëtonte? Epo këtë s’do ta marrim vesh kurrë. /Blitz.al/