Kanë kaluar plot 5 muaj që nga 24 Shtatori, data kur Selena kishte postuar për herë të fundit në Instagramin e saj. 13 orë më parë ajo publikoi një galeri me 3 foto bardh e zi ku shkruante:
“Ka kaluar kohë që nga hera e fundit që keni dëgjuar për mua, por doja ti uroja secilit prej jush gëzuar vitin e ri dhe faleminderit për dashurinë dhe suportin që më keni dhuruar. Viti që lash pas ishte padyshim një vit që më rriti, më bëri të reflektoj dhe të kaloj shumë sfida. Janë pikërisht këto sfida ato që ju tregojnë se kush jeni në të vërtetë dhe çfarë je i aftë të bësh dhe të arrish . Më besoni, nuk ishte dhe as nuk është e lehtë, por unë jam krenare për personin që jam dhe tashmë sytë e mi janë drejt vitit të ri që më pret. Ju dua të gjithëve!”