Beren Saat dhe Kenan Doğulu janë ndër çiftet më të përfolura të kinematografisë turke dhe ndarja-bashkimi i tyre kanë qenë kryefjala e portaleve për shumë kohë.Pas ndarjes së fundit të gjithë menduam se çdo gjëje i kishte ardhur fundi.
Por, Beren dhe Kenan na vërtetojnë të kundërtën sepse i kanë rregulluar sërish gjërat midis tyre.Sipas mediave turke Beren është kthyer në shtëpi pas 5 muajsh të ndarë dhe Kenan dhe ata janë duke jetuar së bashku.
