Pas 4 vitesh, ish gruaja e Buffon tregon se…

Showbiz

alena
Modelja 40 vjeçare Alena Seredova, ka treguar pas 4 vitesh se si e ka marrë lajmin e ndarjes nga Buffon. Sipas saj, ai nuk u tregua i pjekur mjaftueshëm sa t’ia komunikonte këtë gjë si një i rritur apo ta diskutonin së bashku. Thjesht papritur, modelja e mori vesh nga gazetat e shumta se historia e saj me portierin Gianluigi Buffon kishte përfunduar.

buffon

Një mënyrë aspak normale dhe e këndshme për t’u ndarë nga dikush. “Do të kisha dashur ta kisha marrë vesh ndryshe mbi fundin e martesës sime. Do preferoja të ma thoshte vetë që martesa jonë mbaroi, por fatkeqësisht e mora vesh nga gazetat. Një veprim i ulët për mua dhe për fëmijët tanë,” ka thënë ajo.

gian buffon