Berguzal Korel është një aktore e njohur turke për rolet e saj në seriale të ndryshme. Megjithatë, pas 15 vitesh ajo i ka thënë ‘po’ një roli në teatër. Duket se vet Berguzal është shumë e emocionuar për këtë projekt.
“Kam luajtur në teatër atëherë kur askush nuk më njihte dhe është kënaqësi të ngjitëm në këtë skenë pas 15 viteve. Interpretoj rolin e një nënë e cila vuan nga dhuna e të shoqit. Për momentin jam e përqëndruar vetëm në këtë projekt.” – ka thënë aktorja.
Gjithashtu, Korel mohoi zërat sipas të cilëve aktorja do të hiqte dorë nga kiinematografia.