Pas 14 vitesh, rikthehet në pasarelë «pantera e modës» Naomi Campbell!

Showbiz

naomicmape
Pas 14 vitesh modelja e njohur Naomi Campbell u rikthye fuqishëm në sfilatën e ‘Valentino’ në Paris. Ditën e djeshme ajo sfiloi me një fustan të zi, i cili shfaqte çdo siluetë të trupit të saj. Shfaqja e Naomi-t në javën e modës në Paris ishte surprizë për të gjithë, pasi ishte hera e parë pas 14 vitesh që ajo sfilonte për ‘Valentino’.

naomi campbell paris fashion week nude embed2

Campbell është një nga modelet ekstremisht selektive për sfilatat ku shfaqet. Fustani i veshur në këtë dalje mbulonte trupin e saj, por në të njëjtën kohë shfaqte elegancën e saj femërore. Kjo sfilatë e modeles ka shkaktuar shumë zhurmë dhe ka rikthyer dhe njëherë vëmendjen e mediave të huaja nga 48-vjeçarja.