Pas 12 vitesh së bashku, Miriam dhe Albani martohen në fshehtësi të plotë!

Showbiz

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër ćiftet më të përfolur dhe të dashur në showbizin shqiptar.Duket se pas 12 vitesh në një marrëdhënie të lumtur, ata kanë vendosur të bëjnë celebrime. Miriami ka publikuar ditën e sotme disa foto e veshur me fustan të bardhë dhe përbri tyre ka bërë një dedikim plot dashuri.

“PO!U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare!U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar.Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.
Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.PO … deri sa vdekja te na ndaje!7 Maj, 2019.”- ka shkruajtur Miriami.Ceremonia e celebrimit është zhvilluar në bregdet, e pjesë e saj ka qenë edhe vogëlushja e tyre Ameli.