Pas 11 vitesh Kıvanç Tatlıtuğ dhe Beren Saat sërish bashkë…

Showbiz

Lajmi se 2 aktrorët shumë të dashur për publikun Kıvanç Tatlıtuğ dhe Beren Saat, do të rikthehen në një projekt të përbashkët pas 11 viteve nga seriali “ Aşk-ı Memnu” ka bërë bujë në media ditët e fundit.

Shumë libra të autores Gülseren Budaıcıoğlu si ‘Camdaki Kız’, ‘Masumlar Apartmanı’, ‘Kırmızı Oda’ janë përshtatur për televizion duke u bërë seriale tëpër të suksesshme në Turqi dhe jo vetëm. Sipas lajmeve të fundit aktori i njohur i skenës turke me origjinë shqiptare Kıvanç Tatlıtuğ dhe aktorja bukuroshe protagoniste në serialin ‘Fatmagyl’ të cilin e ndiqni nga e hëna në të premte në Kanal D Drama, Beren Saat do të bashkohen sërish pas 11 viteve për një projekt të ri.

Akoma nuk është zbuluar për median së cilat do të jenë rolet e aktorëve në serialin “Kral Kaybederse”, por diçka është e sigurt. Seriali mezi po pritet nga fansat e aktorëve në të gjithë botën dhe dihet se do korrë sukses të madh.