Kida e nisi karrierën e saj muzikore si pjesë e labelit të njohur “OnRecords”. Të gjitha hitet e këngëtares janë prodhuar nga ky label, por Kida nuk do të jetë më pjesë e tij. Ditën e sotme këngëtarja ka njoftuar se i ka ardhur fundi bashkëpunimit të saj me këtë grup. Ndryshe nga një pjesë tjetër artistësh që zakonisht largohen për shkak të debateve, Kida është “ndarë” me ta në mënyrë shumë miqësore.
“Te dashur fansa, miq dhe kolegë, njerëz pa vlerësimin e të cilëve nuk do të isha këtu ku jam sot! Dua të ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontratën me kompaninë “ONRECORDS”. Publikisht dua të falenderoj të gjithë stafin e punës për punën e palodhshme deri më sot, që kanë qenë pjesë e udhëtimit tim dhe kemi bërë së bashku një punë të madhe e të palodhshme me shumë dashuri. Unë do të vazhdoj të sjell projekte të reja në vazhdim! Faleminderit shumë”, – ka shkruar Kida bashkangjitur fotos me anëtarët e labelit. Edhe menaxheri i kompanisë Met Elshani ka njoftuar largimin e këngëtares dhe ka shtuar se për çdo koncert tashmë të gjithë mund t’i drejtohen drejtpërdrejtë Kidës.
Megjithatë, vlen të theksohet fakti se këngëtarja, edhe pse tashmë nuk është më pjesë e grupit, vazhdon të gëzojë respektin dhe dashamirësinë e tyre. Në morinë e komenteve të bëra në postimin e saj në Instagram, të gjithë antarët e grupit, duke përfshirë këtu edhe këngëtarët, menaxherin e çdo antar i kompanisë OnRecords, i kanë uruar asaj suksese si dhe kanë shprehur vlerësimet më të mira për të.