Mozzik dhe Loredana janë një dyshe tejet e suksesshme tashmë. Me bashkëpunime, koncerte, një histori dashurie tepër interesante dhe së fundmi të bekuar me një princeshë të cilën e quajtën Hana, dy prindërit më të rinj duket se premtojnë shumë në të ardhmen. Mirëpo, dihet se fansave u intereson të marrin vesh çdo gjë prej tyre.
Pak ditë më parë, Loredana postoi një foto ku të gjithëve u shkoi syri tek unaza. Fansat menjëherë filluan të aludonin se çifti tashmë janë martuar, por njësoj si Kylie Jenner, edhe Loredana po e mban martesën e fshehtë siç bëri edhe me shtatzëninë. Gjithsesi, një detaj që e konfirmoi këtë aludim të ngritur në rrjet, na erdhi pikërisht nga Keisi Lushaj, partnerja e Stresit.
Dikush e pyeti nëse ajo dhe Stresi mendojnë se janë çifti më i bukur, Keisi u përgjigj: “Çdo çift ka lezetin e vet, se nuk është konkurrencë. Sidoqoftë, një çift që më pëlqen shumë dhe jam shumë e lumtur për martesën e tyre dhe dhuratën e re në jetën e tyre, Hanën, janë Loredana dhe Mozzik.” Ja pra, Keisi e tha, Loredana dhe Mozzik qënkan martuar!