Partnerja e Ronaldos mahnit të gjithë në Festivalin e Filmit në Venecia!

Showbiz

georgina ron
Cristiano Ronaldo nuk ka zhgënyer asnjëherë me përzgjedhjen e të dashurave të tij. Pas historisë së njohur me të famshmen Irina Shayk, futbollisti i Juventusit duket se është i lumtur me Georgina Rodriguez-in, me të cilën ka edhe një fëmijë, Alana Martina.

georgina

Ajo ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve ku është paraqitur me një fustan blu të ngjitur pas trupit, i cili i tregonte mjaft mirë format e saj. Fillimisht Georgina ka përshëndetur me dorë të pranishmit dhe fotografët, duke mos hezituar të pozojë për ta.

georgina2

Ndërkohë, për tapetin e kuq ajo ka zgjedhur një fustan transparent të zi të gjatë, që tregonte fundshpinën e saj që shumë do ta cilësonin perfekte.Të gjithë kritikët e modës e kanë cetiketuar si yllin e mbrëmjes e në fakt kanë të drejtë për këtë.

georgina3

Ky është edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit i cili ka nisur rrugëtimin e tij që do të zgjasë deri në datën 8 shtator. Georgina, ashtu si Cristiano Ronaldo po shkëlqen kudo që merr pjesë, duke tërhequr vëmendjen e italianëve.