Partnerja e yllit portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo-s, ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në një event në Shanghai, ku u shfaq e veshur me një fustan që e tregonte tepër joshëse.
Siç e tregoi edhe vetë në profilin e saj në Instagram, fustani bust në ngjyrë ulliri i Georginës ishte punim i stilistes shqiptare Lia Stublla.
Georgina e etiketoi në postimin e saj në Instagram Lia-n, e cila është një ndër emrat e njohur të modës që ka veshur jo pak personazhe të njohur të showbiz-it të huaj. Madje, i njëjti fustan i partneres së Ronaldo-s, u zgjodh si një ndër veshjet më të mira në parakalimin e tapetit të kuq në Festivalin e Venecias.
Fotot e Georgina-s me fustanin e stilistes shqiptare kanë marrë mijëra komplimente në Instagram. Për më tepër,shikojini dhe gjykojini vetë!
View this post on Instagram
View this post on Instagram