Partneri i saj u shpall në kërkim, Suada Sherifi merr këtë vendim!

Showbiz

suidas
Ish-miss Shqipëria 2005, Suada Sherifi ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak se emri i partnerit të saj, Eldi Dizdari, është lakuar nga policia në lajmet e kronikës. Ai dyshohet se është i përfshirë në pazare droge dhe u përmend për herë të parë, pak ditë më parë, për ngjarjen e ish- Bllokut, më 4 tetor të këtij viti, ku mbeti i vrarë një person dhe ku i përfshirë në konflikt ishte dhe i fejuari i këngëtares Elvana Gjata.Lidhur me ngjarjen e fundit, Suada nuk ka reaguar aspak por orët e fundit ka zgjedhur të bëjë veprimin e parë publik që pas qarkullimit të këtyre lajmeve.

suada sherifi 1

Duke dashur të mos lejojë komentet negative në profilin e saj në Instagram, Suada ka zgjedhur t’i bllokojë. Ajo ka ruajtur komentet e mëparshm, por ndërsa tenton të komentosh në ndonjërën pprej fotove të saj, tabela që shfaqet nuk të lejon të shkruash asgjë. Mesa duket ish-missi shqiptar ka zgjedhur të mbajë larg komentet që mund t’i bëhen pas publikimit të lajmeve të partnerit të saj Eldi Dizdari, me të cilin ka edhe një vajzë 2 vjeçare të quajtur Deizi.