Partneri i Belen konfirmon ribashkimin: Mes nesh ka…

Showbiz

belen stefano
Në fund të muajit të kaluar u përfol se Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë rikthyer së bashku. Çifti i njohur u fotografuan shumë pranë njëri-tjetrit në një festë që De Martino kishte organizuar në Milano, ku edhe Belen ishte e ftuar. Fakti që balerini është beqar dhe Belen sapo i ka dhënë fund lidhjes me Andrea Ianonne-n, i ka shtuar edhe më shumë dyshimet se ata mund të jenë rikthyer së bashku. Ata kanë pasur një histori të bukur dashurie, si dhe kanë një djalë bashkë dhe nuk do të ishte aspak çudi nëse do t`i jepnin edhe një shans njëri-tjetrit.

 640 0 5c740c7f9cbe0

I ftuar në Domenica In, De Martino ka treguar për marrëdhënien e tij me Belen duke theksuar se mes tyre ka dhe gjithmonë ka pasur shumë dashuri.“Është dashur shumë për të arritur deri në këtë bashkim. Janë dashur vite për të ndërtuar këtë harmoni që ka tani mes nesh. Ne nuk e kemi fshehur kurrë atë që na lidh, por njerëzit çuditen kur na shohin të përqafuar, gjithmonë ka qenë kështu. Mes nesh është një lidhje e thellë, një dashuri e madhe që nuk ka nevojë për përkufizime. Belen ka një zemër të madhe dhe është një njeri i sinqertë. Edhe për këtë e zgjodha, sepse nuk shtiret për të bërë një figurë të mirë”, -është shprehur balerini i njohur italian.Por pse ka kaq shumë interes për lidhjen e tyre? Stefano e ka një përgjigje: “Ndoshta sepse njerëzit shohin te ne një përrallë dhe ëndërrojnë fundin e lumtur.”