Pas skandalit të tradhtisë së Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Khloe Kardashian ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Ajo madje akuzoi Jordyn Woods se ishte ajo arsyeja pse familja e saj u shkatërrua.Së fundmi burime për ‘Hollywoodlife’, kanë treguar se partneri i Kim, Kanye West dhe ish partneri i Kourtney, Scott Disick i kanë qëndruar shumë pranë Khloe-s në këtë periudhë të vështirë.
West ka kaluar një kohë të gjatë duke folur me Khloe-n, në mënyrë që ajo ta marrë veten sa më shpejt, ndërsa Scott është treguar shumë i kujdesshëm ndaj saj.Ndonëse ajo po kalon një nga momentet më të vështira, e gjithë familja Kardashian është kujdesur të jetë pranë saj në çdo moment.